Republika e Kosoves

Dragash

Delegatët e Kuvendit dhe kryetari i Komunës dhanë betimin

2013/12/27 - 12:00

– Kryesuesi i ri i Kuvendit u rizgjodh z.Shaban Shabani, ndërsa zv.kryesues z.Adem Hoxha – Kryetari i Komunës z.Salim Jenuzi falënderoi në besimin e dhënë për të 3-tën here

Dragash,26 dhjetor

Konform rezultateve të zgjedhjeve lokale të 3-nëtorit 2013, më 26.12.2013 delegatët e ri të Kuvendit Komunal të Dragashit mbajtën seancën e I-rë (inauguruese) ku dhanë betimin tyre në shërbimi të qytetarëve dhe elektoratit të Komunës,kurse punën e seancës monitoruan edhe përfaqësues të MAPL-it, OSCE-së, OJQ-ve dhe të mediave. Siç dihej, në këto zgjedhje lokale u zgjodhën 27 delegatë të 8 subjekteve politike, ndërkaq, sipas Ligjit për Vetëqverisje Lokale seancën solemne e kryesoi delegati më vjetër i Kuvendit Komunal të Dragashit z.Halim Shemsidini (nga radhët e LDK-së). Filimisht, delegatët dhanë dhe nënshkruan betimin, siç veproi edhe kryetari i rizgjedhur i Komunës z.Salim Jenuzi, (nga radhët e PDK-së) i cili falënderoi delegatët,mysafitët prezent dhe mbar elektoratin e Komunës së Dragashit në besimin e dhënë për të qeverisur Komunë edhe në këtë mandat të 3-të.

Në vazhdim,u zgjodh Komisioni 5-anëtarësh zgjedhor për t’u votuar pë zgjedhjen e kryesuesit të ri të Kuvendit Komunal, ku si kandidat ishin të propozuar-kryesuesi i mëparshëm z.Shaban Shabani dhe z.Granit Rifaj (të dy nga radhët e PDK-së). Pas procedurës votuese, me vota të fshehta,  delegatët për kryesues të Kuvendit, edhe në këtë periudhë 4-vjeçare mandatore rizgjodhën z.Shaban Shabani i cili i falënderoi delegatët për besimin e dhënë,  me porosi se do të jetë konstruktiv në bashkëpunim me të gjitha subjektet politike dhe organet komunale në funksion të mirëqenies së qytetarëve të Komunës së Dragashit. Ndëkaq, sipas rezultatave të zgjedhjeve lokale të 3-nëntorit 2013, nga radhët e komunitetit joshumicë posti i zv.kryesues i Kuvendit i takon z.Adem Hoxha (nga radhët e CDU-së).
Shkarko : 1. Rezultatet zgjedhore me Listën e delegatëve të KK-së Dragash