Republika e Kosoves

Dragash

Departamenti i Tatimit ne Prone

2020/10/15 - 1:15

2 Nëntor është dita e fundit për të kërkuar korrigjime në mënyrë që të siguroheni që ato të pasqyrohen në faturën e tatimit në pronë vitin e ardhshëm. Kontrolloni faturën tuaj të fundit për të parë nëse është e saktë (kontrolloni sipërfaqen, kategorinë e vlerës, hisen etj).
Mbani mend gjithashtu:
•Regjistroni ndryshimet në pronën tuaj.
•Nëse e shfrytëzoni pronën tuaj si banim primar – sigurohuni që ajo të jetë e regjistruar.
•Regjistroni pronën tuaj me numër personal për të pasur qasje në faturë online.
•A është adresa juaj e saktë? Nëse jo, kontaktoni zyrën tuaj komunale të tatimit në pronë për të bërë korrigjim.