Republika e Kosoves

Dragash

Dita e Çlirimit të Komunës së Dragashit

2020/06/15 - 9:33

Sot u mbajtë Akademia Solemne në Kuvendin Komunal të Dragashit, ku Kryetari i Komunës z. Shaban Shabani lavdëroi punën dhe sakrificën e të rënëve për liri, e gjithashtu përfaqësuesë të familjarëve të Dëshmorëve e të OVL-së përkujtuan këtë ditë të madhe.

Pas përfundimit të Akademisë, u bënë homazhe në Shatoren e Adem Jasharit, në Varrezat e Dëshmorëve në Dragash e në fshatin Buqe, ku u vendosën kurora e lule.

Vlen të theksojmë se këtë vit janë anuluar garat tradicionale të Vrapimit tê Kuajve dhe të Pehlivanëve për shkak të masave të ndërmarra kundrejt pandemisë së koronavirusit.