Republika e Kosoves

Dragash

Drejtoresha ekzekutive e shoqatës për pastërti dhe ambient “Pamkos”, Merlina Beu Muçaj e shoqëruar nga kryeshefi ekzekutiv i Sh.A “Ekoregjioni” në Prizren z. Burim Shala kanë vizituar sot komunën e Dragashit

2022/05/05 - 9:39

Me ç’rast janë pritur nga kryetari i komunës z. Bexhet Xheladini, nënkryetari z. Resul Fetahu dhe drejtori i administratës z. Vetim Ramadani.

Ajo u njoftua nga kryetari Xheladini në mënyrë të detajuar me sfidat me të cilat po ballafaqohet kompania regjionale e mbeturinave “Ekoregjioni” në Dragash, si dhe u njoftua për planet që po synohen të implementohen nga akterët komunal gjatë këtij mandati qeverisës, ku kryetari ka kërkuar edhe ndihmën dhe ndikimin e tyre si kompani.

Duke i dëgjuar këto informacione, ata premtuan ndihmë e përkrahje dhe se në të ardhmen synohet koordinim më i ngushtë në mes “Ekoregjionit” dhe komunës së Dragashit për evitimin e problemeve të përgjithshme, me të cilat po ballafaqohet kjo kompani në këtë komunë.