Republika e Kosoves

Dragash

Drejtori i Arsimit Vloran Cenaj dhe Koordinatori i Cilësisë në MASHT, Afet Morina morën pjesë në prezantimin e Strategjisë për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar në Kosovë e cila u organizua në drejtorinë e arsimit në Dragash

2018/10/04 - 5:10

Me këtë rast është theksuar se përcaktimi i koordinatorëve të cilësisë në nivel shkolle është i një rëndësie të veçantë.

“Do të punojmë për një mësimdhënie moderne përmes metodologjisë moderne të mësimdhënies. Duhet të shkarkojmë plan-programet tona nga përmbajtjet teorike, duke fuqizuar aspektet praktike dhe duke promovuar shkathtësitë dhe kompetencat e nxënësve. Do të ndërtojmë kapacitetet e secilës shkollë, kapacitetet profesionale, të ndërtojmë një shkollë humane, që ka edhe komponentin e edukimit dhe atë të ndërtimit të personalitetit. Kemi vendosur që në çdo shkollë të kemi koordinatorët për ngritjen e cilësisë”- u shpreh koordinatori Morina.

Në këtë takim morën pjesë të gjithë drejtorët dhe koordinatorët e shkollave në nivel komune.