Republika e Kosoves

Dragash

Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport në bashkëpunim me “Mitrix Culture” realizuan projektin “Forum Teatër me të rinjët e Komunës së Dragashit

2018/11/27 - 3:55

Të rinjë të Komunës, përkatësisht nxënës të shkollës së mesme “Ruzhdi Berisha”, të cilët ishin përzgjedhur nga regjisorë të njohur para audiencës paraqiten shfaqjen “Mësuesi”, e cila për temë kishte respektin ndaj mësuesit para dhe pas lufte. Të rinjtë e përgjedhur në Komunën tonë të njëjtën shfaqje do ta paraqesin edhe në Komunën e Malishevës. Ky projekt do të stimulojë/forcojë kujdesin e prindërve ndaj fëmijëve, marrëdhënjet ndërmjet arsimtarëve dhe prindërve, të stimulojë këshillat rinor për projekte më të shpeshta ku do të angazhoheshin të rinjtë. Lirim Hajredini, Drejtor për Kulturë Rini dhe Sport.