Republika e Kosoves

Dragash

Fondi për Zhvillim Lokal dhe projekti InTerDev 2,

2018/06/05 - 8:45

Fondi për Zhvillim Lokal dhe projekti InTerDev 2, financuar nga Agjensioni Austriak për Zhvillim dhe realizuar në partneritet me Komunën e Dragashit, sot ka organizuar nënshkrimin e kontratave të granteve për 3 fermerë përfitues nga skema e granteve, gjegjësisht thirrja e dytë për aplikim. 3 përfituesit, prej tyre 2 gra, nga sektori i shpeztarisë dhe frutave malore, me grantet e pranuara do të kenë mundësi të përmirësojnë kushtet e prodhimit dhe të zgjerojnë veprimtaritë e tyre me përfshirjen edhe të punëtorëve shtesë.

Meqenëse nevojat për mbështetje në këtë sektor janë të mëdha, partnerët e përfshirë në realizmin e kësaj skeme shpresojnë për rritjen e numrit të përfituesve në thirrjet e radhës.