Republika e Kosoves

Dragash

Inspektorati ne Dragash Konfiskon disa lloje te produkteve

2019/03/30 - 8:53

Sot rreth ores 13:30 pas thirrjes nga ana e Policise per Mbikqyrjen e Kufirit ne Dragash, inspektori i tregut ka inspektuar nje operator ekonomik dhe me procesverbal ka konstatuar kete gjendje: Operatori ekonomik nuk ka dokumentacione qe deshmone prejardhjen dhe destinimin e tyre. Mbeshtetur ne Ligjin per Inspektoratin e Tregut malli eshte konfiskuar dhe Ligjin per Mbrojtjen e Konsumatorit ndaj operatorit ekonomik eshte shqiptuar gjobe administrative.
Lusim subjektet afariste te cilat kryejne afarizmin ne komunen tone gjate furnizimeve tu kushtojne rendesi te vecante dokumentacioneve percjellese te rregullta, etiketimit dhe dekleracioneve te mallrave ne gjuhe zyrtare, ne menyre qe te shmangin masat ndeshkuese ndaj tyre.
Falemenderojme edhe Stacionin Policor per Mbikqyrjen e Kufirit ne Dragash per bashkepunim dhe perkrahje.