Republika e Kosoves

Dragash

Kolonel Faton Alija – Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Prizrenit vizitoi Komunën e Dragashit

2019/06/19 - 8:02

Gjatë ditës së sotme Komunën e Dragashit e vizitoi një delegacion nga Policia e Kosovës i përbërë nga Kolonel Faton Alija – Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Prizrenit, Nënkolonel Lulzim Shala – Shef i Sektorit të Operativës Rajonale, Toger Shaban Osmanollaj – Zëdhënës i Drp. në Prizren, Kapiten Shaqir Uka – Komandant i Stacionit Policor në Dragash dhe Kapiten Shpresim Ramadani – Komandant i Stacionit Policor për mbikëqyrje të kufirit në Dragash, ku u pritën nga Kryetari i komunës -Shaban Shabani dhe Drejtori i Administratës së Përgjithshme- Eroll Bajrami.
Në këtë takim u diskutua rreth situatës së përgjithshme përbrenda territorit të Komunës së Dragashit e me theks të veçantë për gjendjen e sigurisë e cila është vlerësuar si e qetë dhe stabile si nga ana e komunës poashtu edhe nga ana e Policisë së Kosovës. Gjithashtu Kryetari i komunës Shaban Shabani shfrytëzoi rastin të njoftojë Drejtorin e Drejtorisë Rajonale për bashkëpunimin shumë të mirë me Stacionin Policor në Dragash dhe Policinë e Kosovës në përgjithësi.