Komiteti për Politikë dhe Financa organizoi sot dëgjim publik me qytetarë për projekt-buxhetin e Komunës së Dragashit për vitin 2025. Takimin e hapi kryesuesja e Kuvendit, njëherit edhe kryesuese e KPF-së, znj.Arijeta Skeraj, e cila i falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje. Prezantimin e projekt-buxhetit komunal e bëri drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, z.Qamil Kolloni.