Republika e Kosoves

Dragash

Komuna e Dragashit dhe Komuna Sapanxha janë bërë komuna binjake

2015/05/19 - 12:00

 Pas korrespondencës dhe vendosjes së kontaktit në mes të komunës së Sapanxhës dhe komunës së Dragashit, kryetari i komunës së Dragashit Salim Jenuzi, së bashku me delegacionin e tij, i përbërë nga Kryesuesi i Kuvendit dhe drejtorët e vizitoi kryetarin e Komunës  Sapanxhës Ph.D. Aydin YILMAZER.
Kryetari i komunës së Sapanxhës doc.dr.Ajdin Jilmazer pas marrjes së Pëlqimit të Kuvendit për nënshkrimin e një protokolli të përbashkët për binjakëzim, pas nënshkrimit të protokollit tha: "Para së gjithash, kryetarit të komunës së Dragashit Salim Jenuzit dhe ekipit të tij dëshiroj të shpreh mirëseardhje të ngrohtë në Turqi dhe në komunën tonë. Një nga rrënjët tona sigurisht që shtrihet në Ballkan. Ne jemi vende vëllazërore. Ne ishim gjithmonë bashkë dhe ne gjithmonë do të jemi së bashku. Marrëveshjen që e kemi nënshkruar, do të rrisë bashkëpunim më të madh. Me qëllim të forcimit të lidhjeve dhe dhënien e kontribut më të madh në mes të komunave të botës turke është nënshkruar ky protokolli-marrëveshje. Me nënshkrimin e kësaj Marrëveshjeje dua të jetë e mirë për të dy qytetet,në radhë të parë, për të forcuar bashkëpunimin në zhvillimin social, kulturor dhe atë të turizmitit dhe integrimit në mes të komuniteteve.  Kryetari i Komunës së Dragashit Salim Jenuzi falënderoi kryetarit Ph.D. Aydin YILMAZER për mikpritjen dhe me atë rast tha: "Duke arritur në Turqi së bashku me bashkëpunëtorët e mi, në kuadër të procesit binjakëzimit  dhe forcimit të këtyre lidhjeve, hasëm në mirëkpritje të madhe nga komuna Sapanxha. Para së gjithash, për këtë mikpritje dua të falënderoj kryetarin Yilmazerit dhe bashkëpunëtorët e tij. Sapanxha është një vend i bukur, shumë jam i kënaqur me punën dhe projektet e kryetarit tuaj. Gjithashtu, mendoj se do të ketë përparim pozitiv në rajon, kryetarit i dëshiroj sukses në punën e tij. Protokolli për binjakëzim i cili u nënshkrua deshiroj që të jetë në të mirën për të dy shtete dhe tërë rajonin.

as.jpegIMG_0105.JPGIMG_0106.JPGIMG_0107.JPGIMG_0108.JPG