Republika e Kosoves

Dragash

Komuna e Dragashit dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Marrëveshje Mirëkuptimi për bashkëfinancim të rrugës së Stadiumit

2023/04/20 - 11:53

Sot në ambientet e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Ministri Fikrim Damka dhe Kryetari i Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini, nënshkruan Marrëveshje Mirëkuptimi për Bashkëfinancim të Projektit “Asfaltimi i Rrugës për te Stadiumi i Qytetit me Infrastrukturë përcjellëse”.

Vlera e participimit nga ana e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal është 60.000 euro, ndërsa pjesën tjetër të Projektit do ta mbulojë Komuna e Dragashit.