Republika e Kosoves

Dragash

Komuna e Dragashit dhe Teach for Kosova nënshkruajnë Memorandum mirëkuptimi për realizimin e programit të aktivizmit qytetar me nxënësit e Gjimnazit “Ruzhdi Berisha”

2024/09/11 - 2:00

Komuna e Dragashit, e përfaqësuar nga Kryetari Xheladini, dhe organizata Teach for Kosova, e përfaqësuar nga drejtori Egzon Gashi, nënshkruan sot Memorandum Mirëkuptimi për implementimin e projektit “Promovimi i të menduarit kritik dhe qytetarisë aktive te të rinjtë”.
Ky Memorandum ka për qëllim krijimin e grupit të “Aktivizmit qytetar” me nxënësit brenda ShML “Ruzhdi Berisha” në Dragash. Komuna e Dragashit, përkatësisht DKA-ja do të kujdeset për realizimin e këtij projekti në mënyrë sa më cilësore, duke filluar nga ky vit shkollor deri në vitin 2026.