Komuna e Dragashit realizoi një vizitë studimore në Bashkinë e Kavajës
2024/09/09 - 3:00
Në kuadër të vizitës studimore të realizuar në Republikën e Shqipërisë, një delegacion nga stafi politik dhe administrativ i Komunës së Dragashit, i kryesuar nga Kryetari Xheladini, ka vizituar Bashkinë e Kavajës, ku është pritur nga kryetari i Këshillit Bashkiak, z.Rudin Hylviu.
Kryetari Xheladini falënderoi për mikpritjen e ngrohtë kreun e Këshillit Bashkiak të Kavajës. Ai prezantoi një pasqyrë të përgjithshme të organizimit politik dhe administrativ të Komunës së Dragashit, të cilën i ftoi përfaqësuesit e Bashkisë së Kavajës që ta vizitojnë, për t’u njohur më tepër me potencialin zhvillimor të Komunës sonë.
Në anën tjetër, kryetari i Këshillit Bashkiak të Kavajës shprehu mirënjohjen dhe falënderimin e tij për vizitën e delegacionit nga Komuna e Dragashit.
Vizita në Bashkinë e Kavajës përfundoi me homazhe te shtatorja e dëshmorit të Kombit, Indrit Cara.