Republika e Kosoves

Dragash

Komuna e Dragashit ribëhet me Stacion Meteorologjik

2020/10/21 - 8:18

Për t’i analizuar variablat atmosferik që karakterizojnë gjendjen e atmosferës në vend dhe në çaste të caktuara në komunën e Dragashit ka funksionuar stacioni themelor meteorologjik prej vitit 1950 deri ne vitin 1965 dhe një stacion shimatës në Restelicë në lartësi prej 1550 m.

Sot komuna e Dragashit ribëhet prapë me stacion meteorologjik.
Për të parë nga afër punimet në këtë stacion ishte drejtori i arsimit Vloran Cenaj i cili tha se ky stacion do të shërbejë për grumbullimin e të dhënave për analiza klimatike, matje dhe vrojtime të elementeve dhe dukurive meteorologjike, gjithashtu ky stacion do të shërbejë edhe si vend praktik për nxënësit e komunës së Dragashit për të parë nga afër një stacion meteorologjik.