Republika e Kosoves

Dragash

Komunën e Dragashit e viziton koordinatori i Qendrës Kulturore të Kosovës në Bursa të Turqisë

2024/08/26 - 10:53

Komunën e Dragashit sot e vizitoi koordinatori i Qendrës Kulturore të Kosovës në Bursa të Turqisë, z.Recep Gündüz, i cili u prit nga kryetari i Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini, kryesuesja e Kuvendit, znj.Arijeta Skeraj, dhe pjesëtarë të tjerë të Kabinetit.

Kryetari Xheladini e falënderoi për vizitën z.Gündüz, duke i shprehur mirënjohjen e tij për mikpritjen gjatë vizitës studimore vitin e kaluar dhe ndërmjetësimin në realizimin e takimeve zyrtare me përfaqësues të Komunës Orhaneli dhe Komunës së Bursës në Republikën e Turqisë.

Në këtë takim u diskutua gjithashtu për vazhdimin e bashkëpunimit me Qendrën Kulturore të Bursas, duke shqyrtuar mundësitë e vizitave të ndërsjella, me qëllim të forcimit të lidhjeve dhe shkëmbimit të përvojave mes institucioneve lokale të Kosovës dhe Turqisë.

Koordinatorin e Qendrës Kulturore të Bursas e ka pritur në zyrën e saj edhe kryesuesja e Kuvendit, znj.Arijeta Skeraj, e cila në emër të Kuvendit Komunal e ka falënderuar për vizitën, si dhe për mikpritjen e jashtëzakonshme që u ka bërë përfaqësuesve të Komunës së Dragashit gjatë vizitës studimore të vitit të kaluar në Turqi.

Pas këtyre takimeve, kryetari i Komunës, kryesuesja e Kuvendit dhe koordinatori Qendrës Kulturore të Bursas, z.Recep Gündüz, patën edhe një vizitë të shkurtër në selinë e LMT-së së KFOR-it Turk, Njësia në Dragash.