Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Dragash

KRYETARI I KOMUNËS DHE KRYESHEFI I HIDROREGJIONIT JUGOR NËNSHKRUAN MEMORANDUM BASHKËPUNIMI

2022/09/02 - 8:04

Është arritur marrëveshja e bashkëpunimit
ndërmjet Komunës së Dragashit si dhe K.R.U. “Hidroregjioni Jugor” Sh. A, Prizren.

Projekti që do të realizohet është Rehabilitimi i burimit të ujit “Radesha” dhe Njësisë së Koagulimit dhe Filtrimit të Ujit për Pije në Dragash.

Në këtë marrëveshje komuna e Dragashit do të jetë pjesëmarrëse me 10.000€ , K.R.M “Hidroregjioni Jugor” me 20.000 derisa kosto totale e këtij investimi arrin shumën e 30.000€
Ky investim ka për qëllim ruajtjen e shëndetit të qytetarëve, furnizimin stabil me ujë dhe përmirësimin e kualitetit të ujit.

Me Respekt,
Kryetari i Komunës
Bexhet Xheladini.