Republika e Kosoves

Dragash

Kryetari i Komunës ia dorëzon kryesueses së Kuvendit projekt-buxhetin e vitit 2025

2024/08/30 - 7:45

Bazuar në Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, kryetari i Komunës, z.Bexhet Xheladini, ia dorëzoi sot projekt-buxhetin e Komunës për vitin 2025 kryesueses së Kuvendit, znj.Arijeta Skeraj. Projekt-buxheti komunal përmban Propozim-vendimin për miratimin e Buxhetit të Komunës së Dragashit 2025-2027, Listën e investimeve kapitale 2025-2027 dhe Planin e ndarjes buxhetore sipas drejtorive për periudhën 2025-2027.

Projekt-buxheti komunal është hartuar pas procesit të mbajtjes së dëgjimeve buxhetore me qytetarë, marrjes së kërkesave dhe propozimeve të tyre dhe propozimeve të këshillave të fshatrave.

Për projekt-buxhetin e Komunës së Dragashit, Komiteti për Politikë dhe Financa do të mbajë dëgjim publik me qytetarë, para kalimit të tij për miratim përfundimtar në Asamblenë Komunale.