Republika e Kosoves

Dragash

Kryetari i Komunës së Dragashit, z. Bexhet Xheladini, ka marrë vendimin që oborret e shkollave në Dragash të hapen si parkingje për qytetarët e komunës sonë

2022/07/06 - 4:36

Duke marrë parasyshë nevojën për parkingje, gjatë këtij muaji duke filluar nga sot, 06 korrik 2022, kryetari i komunës së Dragashit, z. Xheladini ka marrë vendim, për të lehtësuar lëvizjen e bashkatdhetarëve dhe qytetarëve të komunës sonë.

Ky vendim, bën të ditur se Drejtoria për Arsim, ka lejuar shfrytëzimin e oborreve të shkollave të komunës sonë si parkingje për bashkatdhetarët dhe qytetarët e komunës sonë pa ndonjë pagesë.

Vendimi vlen deri më 20 gusht 2022.

Për implementimin e ketijë vendimi do të kujdeset drejtoria për Arsim.