Republika e Kosoves

Dragash

Kryetari i Komunës së Dragashit z. Bexhet Xheladini priti në takim anëtarët e jurisë së Festivalit “Opoja vallëzon 2022”

2022/07/11 - 9:05

NGA VITI I ARDHSHËM FESTIVALI “OPOJA VALLËZON” ME STATUS BALLKANIK

Kryetari i Komunës së Dragashit z. Bexhet Xheladini, në prag të edicionit të katërt të Festivalit tradicional “Opoja vallëzon” që mbahet në Bresanë, së bashku me Drejtoreshën e Drejtoratit për Kulturë znj. L. PIRAJ, dhe Drejtorin e Festivalit Fejsal Shaqiri priti anëtarët e jurisë profesionale, të përbërë nga, prof. Dr Ukë Xhema, etnolog, Dilaver Kryeziu, koreograf dhe Sami Piraj, prof i muzikës. Kryetari, pasi bëri një ekspoze rreth zhvillimit të Komunës, foli për rëndësinë e Festivalit, në kultivimin traditës së trashegimisë kulturore të kësaj zone etnokulturore, siq është Opoja. Ai u shpreh tepër i interesuar që Festivali të mbetet një ngjarje kulturore në vazhdimësi. Duke u ndalur në veçoritë e vallës, riteve, dhe formave të tjera të trashegimisë shpirtërore të kësaj ane. Kryetari Xheladini, shprehu interesimin që Festivali të zgjerohet në Festival Ballkanik, madje që nga viti i ardhshëm. Për këtë zgjerim, ai kërkojë mendimet profesionale të profesor Ukë Xhema, si njëri nga njohësit më të mirë të etnologjisë, të traditave të këssj ane.
Profesor. Ukë Xhema, veçanarisht u
ndal në specifikat e kësaj pjese shumë të pasur etnokulturore, duke elaboruar përvojën e tij shumëvjeqare qysh më heret, përmes ekspeditave me bashkëpunëtorët e Institutit Albanolkgjik të Kosovës. Xhema theksojë se kjo trevë aq mirë ka ruajtur specifikat e kësaj zone, sa që tematika e tillë, edhe sot është objekt i studimeve profesionale të Instituteve të Folklorit në shumë vende të ndryshme evropiane.
Në rrafshin e traditës së valleve autoktone, foli edhe koreogeafi i valleve prof. Dilaver Kryeziu. Kryeziu edhe si drejtor artistik i këtij festivali, theksojë përvojën e pjesëmarrjes së valleve por edhe riteve opojane në shumë festivale kombëtare e ndërkombëtare. Interesimi i njohësve të kësaj lëmie për vallen, kostumet dhe çdo gjë që e bënë të bukur këtë traditë kulturore, i jep një shansë shumë të mirë që të zgjerohet në një Festival Ballkanik. Një përkrahje të tillë edhe në aspektin e frymës autentike muzikore e arsyetojë edhe Sami Piraj. Ai mbeti i bindur se njohësit e traditës do të jenë dëshmitarë të një frymëzimi të vazhduedhëm studimor të të gjitha veçorive etnokulturore.
Duke u falenderuar për takimin e sotëm, kryetari Xheladini u zotua që nga viti i ardhshëm të bëhën planet përgatitore të një statusi të avancuar të formatit ballkanik të Festivalit “Opoja vallëzon”, që do të kontribuon në njohjen dhe krijimin e një dimensioni më të zgjeruar të kësaj treve.