Republika e Kosoves

Dragash

Kryetari Xheladini pret në takim përfaqësues të fshatit Brezne

2023/05/11 - 9:29

Sot kryetari i Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini, priti në takim përfaqësues të fshatit Brezne, me të cilët bashkëbisedoi në lidhje me mbarëvajtjen dhe realizimin e projekteve të planifikuara në këtë fshat.
Kryetari Xheladini i njoftoi se projekti dyvjeçar i rrjetit të kanalizmit është në procedurë të tenderimit, ndërkaq, sa i përket ndërtimit të impiantit, u dakorduan që së bashku me kryesinë e këtij fshati të angazhohen për të gjetur mbështetje për realizmin e tij.

Në këtë takim u diskutua edhe për projekte të tjera të rëndësishme për fshatin Brezne, siç janë ndriçimi tek Liqeni i Breznes dhe përmirësimi i rrjetit të furnizmit me energji elektrike.
Gjithashtu, në bashkëpunim me KFOR-in Turk brenda pak kohësh në këtë fshat do të bëhet edhe trasimi i dy rrugëve lokale, njëra te vendi i quajtur “Fusha e Hutit” dhe rruga tjetër e cila fillon nga pompa e derivateve në hyrje të fshatit.