Kryetari Xheladini pret në takim Sekretarin e MKRS-së
2024/11/05 - 8:47
Komunën e Dragashit dje e vizitoi Sekretari i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z.Xheladin Krasniqi, i cili u prit nga kryetari i Komunës, z.Bexhet Xheladini, së bashku me pjesëtarë të tjerë të Kabinetit.
Në takim u bisedua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet MKRS-së dhe Komunës së Dragashit, për të shtyrë përpara realizimin e projekteve që do të mundësojnë përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe modernizimin e hapësirave për zhvillimin e aktiviteteve kulturore në Komunën e Dragashit.
Kryetari Xheladini falënderoi sekretarin permanent të MKRS-së për vizitën, duke shpresuar që vitin e ardhshëm Ministria e Kulturës do të marrë parasysh kërkesat e Komunës sonë.