Republika e Kosoves

Dragash

Kryetari Xheladini pritet në takim nga zv.kryeministrja Emilija Rexhepi

2023/01/25 - 7:30

Kryetari Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini, së bashku me shefin e Zyrës për Komunitete dhe Kthim, z.Uzair Hamza, sot u pritën nga zv.kryeministrja Emilija Rexhepi, zv.ministri për Ekonomi, z.Getoar Mjeku, dhe këshilltarja e ministres për Ekonomi, znj.Merita Ejupi.

Në këto takime të ndara u bisedua për projektin e ujit të pijshëm, me ç’rast u dorëzua kërkesa dhe projekti i detajuar. U bisedua për investimet në ndërtimin e shtëpive, renovimin e kulmeve të ndërtesave kolektive në Dragash, shpërndarjen e materialit ndërtimor për renovimin e shtëpive, subvencionimin e bizneseve që hapin vende të punës dhe punësojnë vajza dhe gra, energjinë e ripërtëritshme, si dhe gjetjen e mundësisë për vënien e kontaktit me investitorë potencialë që mund të hapin reparte prodhimi në komunën tonë.