2024/08/30 - 7:47
Nën udhëheqjen e Kryesueses Arijeta Skeraj, Kuvendi i Komunës së Dragashit mbajti sot Mbledhjen VIII (e tetë) të rregullt për vitin 2024. Përveç tri pikave të parapara, me propozim të delegatëve në këtë mbledhje u votuan për diskutim edhe dy pika shtesë të rendit të ditës:
1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat VI dhe VII;
2. Miratimi i Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave;
3. Diskutim për fillimin e Vitit të Ri Shkollor 2024/25;
4. Formimi i Komisionit për hetimin e kontratës për mirëmbajtjen e automjeteve të Komunës së Dragashit; dhe
5. Eventuale.
Pas miratimit të procesverbaleve, në pikën e dytë të rendit të ditës u diskutua lidhur me Draft Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave, e cila u miratua me shumicë votash, me disa plotësim-ndryshime të propozuara nga delegatët.
Në pikën e tretë të rendit të ditës, drejtori i DKA-së raportoi për mbarëvajtjen e organizimit të Vitit të Ri Shkollor 2024/25, si dhe iu përgjigj pyetjeve të asambleistëve lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me arsimin.
Gjatë diskutimit të pikës së katërt të rendit të ditës, në mungesë të kuorumit, kryesuesja e Kuvendit e ndërpreu mbledhjen.