Republika e Kosoves

Dragash

Mbahet mbledhja e Shtabit Emergjent dhe Qendrës Emergjente Lokale

2020/08/07 - 6:31

Kryetari i Komunës së Dragashit , Shaban Shabani ka thirrur mbledhje të Shtabit Emergjent dhe Qendrës Emergjente Lokale, në të cilën është diskutuar për situatën aktuale shëndetësore dhe hapat që duhet të ndërmarrën me tutje në funksion të ruajtjes së shëndetit publik.

Në takim u diskutua për situatën e krijuar nga COVID-19. Me këtë rast kryetari i komunës Shaban Shabani, i njoftoi anëtarët e Shtabit me statistikat e të infektuarve, me monitorimin, kontaktet dhe vizitat që u bëjnë ekipet shëndetësore dhe i njoftoi për masat e marra në zbatim të rekomandimeve të IKSHP-së dhe theksoi nevojën për një disiplinë dhe vetëdijesim e përkushtim më të lartë nga ana e qytetarëve.

Shtabi Emergjent dhe Qendra Emergjente Lokale i bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat dhe rekomandimet e IKSHP-së, pasi ruajtja e shëndetit është përgjegjësi e përbashkët e jona.