Republika e Kosoves

Dragash

Mblidhet Shtabi Emergjent dhe Qendra Operative Emergjente Lokale, diskutohen situata aktuale rreth pandemisë në komunën e Dragashit

2020/05/16 - 10:03

Të premten është mbajtur mbledhja e radhës e Shtabit Emergjent dhe Qendrës Operative Emergjente Lokale të Dragashit ku janë diskutuar tema lidhur me situatën aktuale rreth pandemisë në komunën e Dragashit.

Mbledhjen e ka kryesuar kryetari i komunës, Shaban Shabani, dhe të pranishëm ishin të gjithë anëtarët e dy trupave të formuara për të menaxhuar situatën e krijuar nga COVID-19.

Kryetari theksoi se situata aktuale marrë në përgjithësi është stabile dhe janë kryer testimet edhe për familjen e dytë dhe nuk kemi të konfirmuar dhe dyshuar edhe personat që kanë qenë në karantinë të cilët kanë ardhur nga vendet e BE-së janë testuar dhe janë negativ. Duke theksuar se situata e përgjithshme është e mirë në krahasim me komunat tjera.

Kryetari megjithatë ju ka bërë thirrje qytetarëve që edhe pas datës 18 maj t’i zbatoni të gjitha vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe rekomandimet e IKSHPK.

Nga ky takim u njoftua edhe për programin për përkrahjen e 30 të moshuarve të vetmuar që do të përkrahën nga Kryqi i Kuq dhe ndihmën e fundit nga UNICEF dhe USAID ku janë pranuar 30 pako për fëmijët 0 deri 3 vjeç ku identifikimi është bërë nga mamitë e QKMF – së dhe janë shpërndarë për këto kategori që kanë pasur nevojë.