Republika e Kosoves

Dragash

Me manifestime të shumëta u shënua 15-vjetori i Çlirimit të Komunës

2014/07/09 - 12:00

Në shenjë të përkujtimit të 15-vejtorit të Ditës së Çlirimit të komunës së Dragashit,  u organizan manifestime të shumëta kushtuar këtij përvjetorii të Komunës. Fillimisht, në sallën e KK-së Dragash, u mbajt Akademia Solemne në të cilën para mysafirëve të ftuar kryetari i Komunës së Dragashit z.Salim Jenuzit përkujtoi 15-Qershorin e vitit 1999 kur nga forcat çlirimtare të UÇK-së, të përkrahura nga NATO-ja, u çlirua Kosova dhe komuna e jonë, kurse nga ajo kohë e deri më tani u rindërtan shtëpite e djeguara e të plaçkitura, u  krijua infrastruktura komunale me shërbime të përditshme për tč mirën e qytetarëve. Në vazhdim, u vizituan varrezat e dëshmorëve në Dragash e Buçe, ku u vendosën kurora lulesh, ndërkaq në “Mejdan të Buzezit” o mbajtën garat e vrapit të kuajëve me pjesmarrjen e kuajëve vrapues nga komuna  e jonë, Lipjani dhe Bosnja e Hecegovina, ku vendi i parë i takoi kalit më të mirë të pronarit Behar Salihu nga Bresana.

Ndërkaq, në garat tradicionale të pehlivanëve-në 5 kategori (nga Kosova,Shqipëria,Maqedonia e Bullgaria), në finalen ekategorisë së I-rë, sipas sistemit elininuest të garave, u takuan pehlivanët: Drago Stojqev nga Bullgaria dhe Egzon Shala nga Suha Reka i cili doli ngadhënjyes  e, siç dihet, Egzon Shala, kohë më parë-në Kanjizha të Vojvodinës, u shpall edhe kampion i Turneut Medhetar. Për të gjithë fituesit e këtyre garave, DKRS-së në Dragash (si organizatore e manifestimeve), për më të mirët,dhuroi kupa,medalje e mirënjohje për pjesëmarrje në gara. Ditët e Çlirimit të Komunës e madhëruan edhe ekspozitat e prodhimeve blegëtorale të komunës së Dragashit dhe ato të veshjeve tradicionale të cilat u mirëpritën nga vizitorët e këtushëm dhe nga vise të ndryshme të Kosovës e rajonit (A.H.).
Kuajt.jpg