Republika e Kosoves

Dragash

Mekanizmi Koordinues Kundër Dhunës në Familje organizon takimin koordinues ndër-institucional

2018/04/13 - 12:56

Mekanizmi Koordinues Kundër Dhunës në Familje (MKKDHF), në komunën e Dragashit i përkrahur nga UNWOMEN, organizon takimin koordinues ndër-institucional që ka për qëllim fuqizimin dhe zbatimin e Planit të Veprimit kundër dhunës në familje.
Koordinatori Nacional z.Naim Qelaj premtoi se do të përkrahë fuqizimin e këtij mekanizmi, në luftimin e dhunës në familje dhe të pranishëm ishin Nënkryetari i Komunës z. Selami Saiti, pëfaqësuesi i Agjensionit Për Barazi Gjinore dhe anëtarët e Mekanizmit.