Republika e Kosoves

Dragash

Ministri Enis Kervan vizitoi Komunën e Dragashit

2020/10/02 - 7:04

Sot me datë 01 Tetor 2020, Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal z.Enis Kervan vizitoj punimet që janë duke u zhvilluar në Komunën e Dragashit për realizimin e projektit “Ndërtimi i pushimoreve në të gjitha fshatrat e Komunës së Dragashit”.

Ministri z.Kervan dhe kryetari komunës së Dragashit z.Shaban Shabani vizituan vendin ku po vazhdojnë punimet të këtij projekti të financuara nga MZHR (në vlerë prej 50,000.00 €) dhe të bashkë – financuara nga Komuna e Dragashit. Ky projekt do të përfshijë të gjitha fshatrat e komunës së Dragashit me ndërtimin e gjithsejtë 50 verandave turistike nga druri.

Ministri z.Kervan theksoi se Ministria e Zhvillimit Rajonal e vlerësoi këtë projekt si të qëlluar i cili do ti hapë rrugë zhvillimit turistik ku me ndërtimin e verandave turistike nga druri do ju krijohen kushte relaksi dhe pushimi kalimtareve të rastit gjatë 4(katër) stinëve të vitit.

Kryetari i Komunës së Dragashit z.Shaban Shabani falënderoi ministrin z.Kervan, për bashkëpunim dhe mbështetjen e vazhdueshme nga MZHR, i cili theksoi që me finalizimin e projektit do të krijohen kushte dhe atraksion për turistët.