Republika e Kosoves

Dragash

Në Mamushë u bë promovimi i Trashëgimisë Kulturore dhe Fetare për të rinjtë e regjionit të Prizrenit

2018/10/25 - 2:38

Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport në Dragash, në bashkëpunim me OJQ “AVOKO”, dhe të rinjtë e Komunës sonë, ishin pjesë e projektit të bashkëpunimit ndërkomunal mes të rinjëve të komunave të regjionit të Prizrenit. U organizua një vizitë njëditore në Prizren për promovimin e Trashëgimisë Kulturore dhe Fetare për të rinjtë nga të gjitha komunitetet. Ky projekt ka për qëllim të rrisë njohuritë e rinisë rreth traditave të ndryshme të komuniteteve që jetojnë në rajonin e Prizrenit dhe të përmirësojnë dialogun dhe mirëkuptimin ndërfetar. Ky projekt ishte i dyti në rradhët e organizimeve nga bashkëpunimi ndërkomunal i cili si urë lidhëse ka OSBE-në, ku priten që organizime të tilla të organizohen dhe nga Komunat tjera të regjionit të Prizrenit.