Republika e Kosoves

Dragash

Në Prevallë – Restaurant “Sharri”, për 5 orë me rradhë u zhvilluan debate të cilat u ndanë në 2 sesione

2022/06/26 - 8:08

Debatet u zhvilluan mes Kryeministrit të Kosovës z. Albin Kurti, Zv. Kryeministrës Emilia Rexhepi, Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Ministrit të Financave, Hekuran Murati dhe kryetarëve të disa komunave.
Disa nga shqetësimet e përbashkëta që i paraqitën kryetarët e Komunave janë: Kontrata kolektive, ligji i pagave, çështja e pagesës për mësimdhënësit me probleme shëndetësore, stafi i arsimit dhe shëndetësisë, investimet nga investitorët e jashtëm dhe të brendshëm, kontratat për projektet 2 vjeçare të kompanive si ato të nivelit lokal ashtu dhe ato qendror.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe investimeve në infrastrukturën rrugore, ujit të pijshëm, kolektorëve të ujrave të zeza, qentë endacak, memorandumet komunale, pronat e menaxhuara nga AKP, OSHP. Ndëkohë u diskutua edhe çështja e qerdheve për fëmijët e komunave, mirëmbajtja e palestrave dhe stadiumeve, huamarrja e komunave për investime në këto sektor.
Kryeministri dhe pjesa tjetër e kabinetit qeveritar, dëgjuan me vëmendje dhe regjistruan me kujdes çështjet dhe kërkesat e kryetarëve.