2023/05/11 - 9:22
Nga dita e sotme në shërbim të të gjithë pacientëve nga komuna jonë në QKMF do të jetë edhe gjinekologu, dr.Femi Bojaxhiu. Të gjitha vizitat nga gjinekologu do të kryhen pa pagesë, çdo ditë pune nga ora 09:00 – 13:00.
Kryetari Xheladini, së bashku me drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, z.Behar Brenoli, dr.Femiut i uruan punë të mbarë dhe suksese maksimale në shërbim të qytetarëve.
“Mirëqenia e qytetarëve të Komunës së Dragashit është prioriteti ynë dhe në vazhdimësi do të punojmë me përkushtim që qytetarëve tanë t’u ofrojmë shërbime sa më të kompletuara dhe cilësore shëndetësore”, ka thënë Kryetari Xheladini.