Republika e Kosoves

Dragash

Një delegacion i KQZ-së vizitoi sot Komunën e Dragashit

2024/07/12 - 12:36

Një delegacion i KQZ-së në krye me anëtarin Sami Kurteshi vizitoi sot Komunën e Dragashit, i cili u prit nga kryetari i Komunës, z.Bexhet Xheladini, së bashku me dy nënkryetarët dhe shefin e Zyrës për Komunitete.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi dhe koordinimi i organeve komunale me KQZ-në, me qëllim të zbatimit sa më të drejtë dhe transparent të dispozitave ligjore lidhur me zgjedhjet. Përfaqësuesit e KQZ-së e informuan Kryetarin Xheladini për ndryshimet ligjore sa i përket organizimit të proceseve zgjedhore në Kosovë, si dhe hapat e ndërmarrë nga KQZ-ja për mbarëvajtjen e tyre.

Kryetari Xheladini falënderoi përfaqësuesit e KQZ-së për informacionet e hollësishme dhe premtoi se institucionet lokale do ta mbështesin KQZ-në në sigurimin e kushteve të volitshme dhe respektimin e të gjitha dispozitave ligjore për organizmin e proceseve zgjedhore sa më demokratike dhe transparente.