Republika e Kosoves

Dragash

Njoftim

2020/10/08 - 11:15

Edicioni i dytë i Festivalit Mbarkombëtar Folkloriko-Burimor “Opoja Vallëzon” që organizohet nga Sh.K.A Bresana dhe financohet nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport, i cili është paraparë të mbahet me datë 25, 26 dhe 27 korrik e që i dedikohet Diasporës do të mbahet me 10 dhe 11 tetor. I gjithë organizimi do të bëhet duke i respektuar rekomandimet e Institutit të Shëndetit Publik si dhe Udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësisë, ku në bazë të këtyre rekomandimeve na lejohet që audienca të jetë e reduktuar në 40%.

Që të mos i mbesim borgj diasporës dhe artdashësve që në pamundësi të prezentojnë për shkak të gjendjes së pandemisë i tërë festivali do të trasmetohet drejtpërdrejt në media.

Të respektojmë distancën! Të mbajmë maskën!