Republika e Kosoves

Dragash

Njoftim publik Debat me qytetare Dragash 8 maj 2019

2019/05/02 - 5:28

DITËT E KUVENDIT 2019

Kuvendi i Republikës së Kosovës, me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare, organizon Ditët e Kuvendit 2019. Gjatë takimeve publike që do të zhvillohen në qytetet e Kosovës, qytetarët do të kenë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët.

Takimi i radhës do të mbahet në qytetin e Dragashit, me datën 8 maj 2019 (e Mërkure).

Takimi mbahet në Sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Dragash dhe fillon në orën 14:00.

Deputetët pjesëmarrës:

Driton Selmanaj -LDK

Luljeta Veselaj-Gutaj-PDK

Drita Millaku -LVV

Blerim Kuçi –AAK

Emilija Redžepi – AAK

Duda Balje – 6+

 

Ftojmë qytetarët e Dragashit të marrin pjesë.