Republika e Kosoves

Dragash

OJQ Ambienti po vazhdon implementimin e projektit “Ditët ekologjike” financuar nga Komuna e Dragashit

2020/12/14 - 8:14

Përgjatë aktiviteteve të mbështetura nga Komuna e Dragashit u mbollën fidanet me moton “Bliri shërues” në të gjitha shkollat e Komunës.
Poashtu, ka filluar vendosja e kontenjerëve për mbeturina në hapësirat publike të vendbanimeve në zonën ekologjike të Sharrit, me qëllim sensibilizimin dhe vetëdijësimin e popullatës për ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerave të mjedisit jetësor.