Republika e Kosoves

Dragash

Përfundoi ashtu siç ishte planifikuar projekti edukativ në fushën e arteve mediale SKENA #a

2019/06/18 - 9:35

 

Ky projekt u mbështet nga Komuna e Dragashit, më saktë nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport dhe u implementua nga OJQ “QHPSM” nën drejtimin e regjisorit Valmir Tertini.

Grupi pjesëmarrës nga Komuna e Dragashit fillimisht morën leksione teorike rreth: si lind ideja, shkrimi i skenarit, xhirimet në terren, ndriçimi, montazhi, zëri, koloret etj. Pastaj për të vazhduar xhirimet në Bibliotekën e Dragashit “Ymridin Çengaj”, temë të cilën e zgjodhën vetë te trajnuarit, duke krijuar çasjen dhe trajtimin e tyre.

Video apo Etydi i përgatitur nga nxënësit e shkollës së mesme “Ruzhdi Berisha”, ka për temë promovimin e librit si dhe Biblotekave në Komunën e Dragashit, ku në total të gjitha biblotekat numërojnë rreth 60.000 libra.

Dhe në fund të gjithë u çertifikuan për trajnimin që bënë.

Poashtu, Etydi i bërë nga grupi do të publikohet tek faqja SKENA ne Facebook dhe Instagram.