Republika e Kosoves

Dragash

Po vazhdojnë pastrimet e rrugëve dhe të lumenjëve pas vërshimeve

2020/08/11 - 12:25

Vërshimet e së shtunës në mbrëmje kanë shkaktuar dëme të mëdha të rrugëve, urave e shumë dëmtime të shtëpive e pronave private, të cilat kanë filluar të evidentohen sot nga komisioni për vlerësimin e dëmeve.

Për shkak se disa prej lagjeve kanë mbetur të bllokuara nga vërshimet janë marrë masa që rrugët e këtyre lagjeve të hapen, si dhe të pastrohen urat të cilat janë të bllokuara.

Pasi të përfundojë vlerësimi i dëmeve nga Komisioni do të shqyrtohet mundësia për mbështetje nga Komuna e Dragashit dhe niveli qendror.