Republika e Kosoves

Dragash

Qeveria Komunale mbajti Mbledhjen IX (e nëntë) të rregullt për vitin 2024

2024/09/16 - 10:43

Nën udhëheqjen e Kryetarit Xheladini, Qeveria Komunale mbajti sot Mbledhjen IX (e nëntë) të rregullt për vitin 2024, ku u diskutuan këto dy pika të rendit të ditës:
1. Raportim i Komisionit Komunal për Vlerësimin e Dëmeve nga vërshimet; dhe
2. Eventuale.
Në këtë mbledhje morën pjesë edhe anëtarët e Komisionit Komunal për Vlerësimin e Dëmeve nga vërshimet, të cilët gjatë pikës së parë të rendit të ditës raportuan para Kryetarit Xheladini dhe ekzekutivit lokal lidhur me identifikimin dhe regjistrimin e kërkesave të qytetarëve për kompenzimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet. Bazuar në raportimin e Komisionit, mbi 90% e kërkesave të qytetarëve janë procesuar dhe Komisioni ka bërë verifikimin në terren. Ndërkaq, Komisioni u autorizua që deri ditën e premte të përfundojë të gjitha procedurat dhe të bëjë kompletimin e të gjithë dokumentacionit.
Në pikën eventuale u diskutua për disiplinën në punë dhe respektimin e orarit të punës nga stafi politik dhe Administrata komunale.
Gjithashtu, Kryetari Xheladini njoftoi Bordin e Drejtorëve për dy takime që do të zhvillohen gjatë ditës së enjte: takimin me ekspertët nga Shqipëria, të cilët do të bëjnë hulumtimin e pasurive nëntokësore në Komunën e Dragashit; dhe takimin me një investitor potencial, i cili ka shprehur interesin për hapjen e një fabrike (shkritore) të kromit, për të diskutuar lidhur me marrjen e pëlqimit nga Komuna e Dragashit për fillimin e procedurave të mëtutjeshme.