Republika e Kosoves

Dragash

Regjistroni numrin tuaj personal për të përfituar zbritjen për banim primar

2020/10/26 - 2:54

Zbritja për banim primar është 15.000 € nga vlera e vlerësuar. Në normë tatimore prej 0.15% kjo domethënë 22.50 € tatim më të ulët secilin vit.

Ju mund të keni vetëm një banim primar – pra sigurohuni që nuk keni regjistruar më shumë se një pronë, pasiqë kjo mund të shpie në gjobë.

Për të përfituar zbritjen për vitin 2022, ju duhet të regjistroheni më së voni më 30 Nëntor, 2021.