Republika e Kosoves

Dragash

Sofra e Ymer Prizrenit nuk do të mbahet këtë vit

2020/06/08 - 7:01

Pas 15 viteve rresht të organizimit të manifestimit të Sofrës së Ymer Prizrenit, nga Klubi Letrar “Luigj Gurakuqi” me mysafirë nga të gjitha trojet shqiptare, një i tillë nuk do të mbahet këtë vit.

Në bazë të udhëzimeve në fuqi, aktivitetet e këtilla në të cilat mblidhen një shumë e madhe e njerëzve dhe ku nuk mund të sigurohet distanca e kërkuar, nuk lejohen të mbahen, andaj ky aktivitet i cili mbahet më 8 Qershor, nuk do të organizohet këtë vit.

Shpresojmë që viteve tjera të mos kemi pengesa të tilla në organizime të këtilla letrare.