Republika e Kosoves

Dragash

Sot pritëm përfaqësuesit e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik

2018/10/11 - 5:20

dhe biseduam për projektin “Hartimi i dizajnit të ndërtesave të shkollave publike” i cili tashmë gjendet në fazën finale dhe i cili përfshinë dizajnin e masave të efiçiencës së energjisë dhe raportin e auditimit të energjisë, si parakushte për implementimin e masave të efiçiencës së energjisë në shkollat e selektuara.

Me qëllim të finalizimit të këtij procesi, zhvilluam një takim të përbashkët me  drejtorët e shkollave përkatëse, për t’u njoftuar më në detaje me rezultatet e këtij procesi nga ana e zyrtarëve përgjegjës nga MZHE si dhe ekspertëve të operatorit ekonomik – Studio LINKS 4.