Republika e Kosoves

Dragash

Telegram ngushëllimi i kryetarit Shaban Shabani

2021/05/05 - 2:56

E dashur familja Neziri.

Qytetarët e Dragashit dhe unë personalisht, me pikëllim dhe dhembje të thellë morëm lajmin për aksidentin që i mori jetën vajzës tuaj, Hira Neziri.

E dashur familje Neziri,

familjes tuaj, të afërmve dhe miqve, në emrin tim dhe në emër të qytetarëve të Dragashit, bashkëvendasve tuaj, ju shpreh ngushëllimet më të thella për humbjen e vajzës. Ndajmë me ju dhembjen e madhe.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Hiren.