Republika e Kosoves

Dragash

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

2020/08/29 - 8:13

Kryetari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani dërgoi telegram ngushëllimi, me rastin e ndarjes nga jeta të nxënësit Florent Alushani!

“Dje, me pikëllim të thellë e morëm lajmin e kobshëm për ndarjen e parakohshme nga jeta të nxënësit Florent Alushani – nxënës i klasës së XII në shkollën e mesme “Ruzhdi Berisha”në Dragash.
Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve të të ndjerit, shokëve dhe gjithë qytetarëve. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”- përfundon telegrami i ngushëllimit.