Republika e Kosoves

Dragash

U organizua Panairi i Sportit në kuadër të Javës Evropiane të Sportit

2018/09/27 - 6:57

Në kuadër të Javës Evropiane të Sportit, sot në Dragash është mbajtur Panairi i Sportit 2018. 

Nxënëset e shkollës së mesme ” Ruzhdi Berisha” zhvilluan një ndeshje të volejbollit, ku më këtë rast u promovua sporti nga ta. Prezent ishin dhe nxënësit e shkollës fillore “Fetah Sylejmani”, të cilët shfaqën interesim të lartë mbi këtë sport. 

Theksojmë se Komuna e Dragashit, i mbështet të gjitha klubet e komunës sonë, dhe mirëpret të gjitha për çfarëdo lloj bashkëpunimi.

Lirim Hajredini

Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit