Republika e Kosoves

Dragash

UNDP dhe ADA Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim promovojnë punësimin dhe ndërrmarrësitë e vogla në Dragash

2017/09/14 - 12:00

Projekti INTERDEV 2 i financuar nga ADA (Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim) dhe implementuar nga UNDP dhe  Komuna e Dragashit kanë lansuar sot Paktin Territorial të Punësimit për komunën e Dragashit.
Paktet Territoriale të Punësimit (PTP) të implementuara gjatë fazës së INTERDEV 1 nga viti 2014 kanë provuar të jenë një qasje e suksesshme në komunat partnere të projektit, jo vetëm në përmirësimin e gjenerimit të të ardhurave dhe krijimin e vendeve të punës në nivel lokal, por edhe në rritjen e udhëheqjes komunale, reagimin ndaj nevojave të komuniteteve të tyre dhe bashkëpunimin me sektorin privat dhe shoqërinë civile.

Me prezencën e Z. Salim Jenuzi – Kryetar i Komunës së Dragashit, Z. Arsim Aziri – Shef i Administrates/Këshilltar i Sektotit Privat, Zyra Koordinuese për Bashkëpunim Teknik, Ambasada Austriake dhe Znj. Valbona Bogujevci – Assistente e Përfaqësuesit të Përhershëm dhe Koordinatore e Programit të UNDP, sot është lansuar Pakti Territorial i Punësimit për komunën e Dragashit dhe gjithashtu është formalizuar kontributi financiar i komunës për këtë Pakt.
Gjatë dy viteve e gjysmë të ardhshme, Pakti Territorial për Punësim në Dragash do të arrij mbi 200 banor të komunës me shërbimet që zhvillojnë shkathtësi të reja, gjejnë punë apo ngrisin produktivitetin bujqësorë dhe të gjenerojnë të ardhura më të mëdha financiare për familjet e tyre.

 Në Dragash, PTP do të stimuloi prodhimtarin bujqësore të mjedrave, qumështit, të krijoj vende të punës në profesionet e kërkuara nga tregu i punës, promovoj turizmin dhe   infrastrukturën turistike, lansoj ndërrmarrësinë sociale për të rritur integrimin e banorëve të cenueshëm dhe gjithashtu të promovoj prodhimtarinë organike.PTP ndërton dhe   forcon bashkëpunimin mes drejtorive komunale, Zyreve të Punësimit dhe Qendrave për Aftësim Profesional në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenjes Sociale,   sektorit privat lokal dhe shoqërisë civile me qëllim që të bëjë tregun e punës dhe ndërmarrësinë funksionale për të gjithë.Projekti INTERDEV 2 aktivisht promovon fuqizimin   e grave, të rinjëve dhe popullatën që rrezikohet të lihet mbrapa për mundësitë për punësim, zhvillimin e shkathtësive dhe ndërmarrësisë rurale.Në përgjithsi, projekti në tri   vitet e ardhshme do të krijoj mbi 700 vende të punës dhe do të përmirësoj kushtet e jetesës të së paku 3800 banorëve në të tri komunat partnere të projektit, Dragash,   Shtërpcë dhe Viti.