Republika e Kosoves

Dragash

URIMI I KRYETARIT TË KOMUNËS BEXHET XHELADINI ME RASTIN E FESTËS SË FITËR BAJRAMIT

2022/05/01 - 7:52

Të nderuar qytetarë të komunës së Dragashit, kudo që jeni, në vendlindje, në Kosovë apo në mërgatë, nesër është dita e parë e Fitër Bajramit, andaj më lejoni që në cilësinë e Kryetarit të Komunës t’ju uroj festën e Fitër Bajramit me dëshirën më të madhe që kjo ditë e bekuar t’ju gjej në paqe, harmoni dhe mirëkuptim me njëri- tjetrin.

I lutem Të Madhit Zot që të ketë pranuar agjërimin dhe lutjet tona që i kemi bërë gjatë muajit të bekuar të Ramazanit. Respekt për ju, kryetari Bexhet Xheladini.