Republika e Kosoves

Dragash

Urimi i Kryetarit të Komunës për 10 vjetorin e pavarësisë

2018/02/20 - 10:00

Të nderuar qytetarë! Në përvjetorin e dhjetë të pavarësisë së Kosovës ju uroj nga zemra këtë ditë të shënuar!
Rrugëtimi i shtetit tonë ishte i gjatë dhe i mundimshëm, por sot fatmirësisht ne jetojmë të lirë dhe të pavarur.
Në vitet e ardhshme mbetet qenësore që Kosova por gjithashtu edhe komuna jonë të vazhdojë rrugën e prosperitetit dhe zhvillimit të gjithanshëm. Besoj se do ia dalim së bashku. Gëzuar 10 vjet shtet!