Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Dragash

Ushtria e Kosovës furnizon me maska mbrojtëse shkollat në komunën e Dragashit

2021/09/18 - 9:16

Në drejtorinë e arsimit në Dragash, Forca e Sigurisë së Kosovës dhuroi maska mbrojtëse anti Covid-19.

Donacionin e dhuruan oficerët e FSK-së, Albestrim Rexhepi, ndërsa në emër të DKA-së u pranua nga drejtori i DKA-së z. Vloran Cenaj, i cili gjatë pranimit falënderoi përzemërsisht pjesëtarët e FSK-së, duke vlerësuar lartë kontributin e FSK-së në shtimin e masave mbrojtëse anti Covid -19 edhe në shkollat e komunës së Dragashit.

Donacionet e tilla janë të mirëseardhura për institucionet shkollore, duke pasur parasysh situatën aktuale me Pandeminë Covid – 19 në vend.