Republika e Kosoves

Dragash

Vazhdon renovimi i objekteve kulturore në Komunën e Dragashit

2020/11/26 - 7:18

Komuna e Dragashit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport po vazhdon të renovojë objektet kulturore në Komunën e Dragashit. Janë duke u renovuar këto objekte të trashëgimisë kulturore:

1. Namazgjahu në Buzez,
2. Valavica në Bellobrad,
3. Tyrbja në Pllavë,
4. Mulliri i vjetër në Dragash,
5. Tyrbja në Dragash,
6. Xhamia në Mlik,


7. Tyrbja në Restelicë.

Përveç pastrimit të hapësirës, në të gjitha këto objekte po bëhet funksionalizimi i tyre si dhe riparimi i tyre në bazë të nevojës.